Kohe me pare me një vendim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë sekuestruar dhe 350 mijë euro në llogaritë bankare të Ylvi Beqjas. Pikërisht këto para janë bërë dhe shkak i vijimit të presioneve, shantazheve e kërcënimeve deri në vrasje të biznesmenit të njohur.
Prej disa muajsh, Endri Qyqja dhe nipi i Shullazit Endri Zela, nëpërmjet direktivave që mernin nga burgu, kërkonin sasi të mëdha parash nga Beqja, ku qëllimi i tyre ishte korruptimi i gjyqtarëve dhe nxjerjen nga qelia të Shullazit dhe Gilmando Danit.
Nga ana tjetër Beqja ka refuzuar t’u japë para kesh, duke ju justifikuar se nuk kishte shumat që ata kërkonin dhe se nuk mund të tërhiqte në bankë, pasi eurot ishin bllokuar. Njëherësh biznesmeni u ka deklaruar se u kishte dhënë disa herë euro dhe dollarë, madje dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollgës” në Durrës, dhe për këtë i ka kërkuar atyre që të jenë mirnjohës dhe ta linin të qetë familjarisht. Mirëpo kjo nuk ka mjaftuar për anëtarët e grupit.
Mësohet se për të ushtruar presion ndaj Beqajt, Qyqja dhe Zela, kanë shkuar në banesën e biznesmenit në Tiranë dhe kanë kërcënuar në mënyrë të hapur me jetë biznesmenin dhe familjen e tij. Por ky veprim nuk ka ndodhur vetëm një herë por disa herë. Të gjitha këto, janë dokumentuar nga kamerat e sigurisë që biznesmeni Ylvi Beqja kishte instaluar në banesën e tij. Këto pamje janë sekuestruar tashmë nga prokuroria dhe administruar si prova në gjykatë.
Herë pas here, dy personat e arrestuar dje pranë burgut 313 në Tiranë,Qyqja dhe Zela i kanë dalë përpara djalit të biznemenit duke e kërcënuar atë hapur, duke i kujtuar atij që babai ti dorëzonte sasinë e lekëve.I ndodhur në këto kushte dhe në tryasninë e drejtëpërdrejtë të anëtarëve të grupit të Emiljano Shullazit, biznesmeni Beqja ka vendosur të flasë për llogari të Krimeve të Rënda.
ma.me