Policia e Elbasanit ka arrestuar një person, pasi tentoi t’i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative për shkelje të Kodit Rrugor. I arrestuari është Misir Boja 48 vjeç, banues në fshatin Mjekës.
Sipas policisë, Boja u arrestua nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Peqin – Elbasan, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Gjocaj” është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin kamionçinë në shkelje të Kodit Rrugor.
Në momentin e ndalimit Misir Boja ka tentuar t’i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative. Një rast është goditur edhe Korçë, ku një 35 vjeçar nga Elbasani për të shmangur masën administrative për mos vendosjen e rripit të sigurimit, i ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore
Luan Matraxhiu duke udhëtuar me automjetin tip “Volkswagen” me targa AA359JY, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit, i ka ofruar një shumë prej 2000 lekë punonjësit të qarkullimit rrugor.
ma.me