Migrena nuk është vetëm dhimbje e kokës. Aty pos dhimbjes së kokës përfshihen edhe halucinacionet, të vjellat, ndjenja e fortë ndaj dritës dhe zhurmës dhe problemet me muskuj. Rreth 18 për qind e femrave dhe 8 për qind e meshkujve që vuajnë nga migrena, gjatë kohës së festave, mund të vuajnë prej dhimbjeve të kokës. Nxitësit tipikë të migrenës janë vera e kuqe, ndërprerja e gjumit dhe stresi i përditshëm.
Linja e parë e mbrojtjes Çfarë: Triptanët (disa lloje të ilaçeve, përfshirë “Sumatriptan/Imigran” dhe “Zolmitriptan/Zomig”). Si funksionon: Migrena shkaktohet prej aktiviteteve jonormale të trurit dhe duke shkaktuar zmadhimin e enëve të gjakut. Lansuar në vitin 1991, triptanët është menduar të ndihmojnë kthimin e enëve të gjakut në madhësinë normale.
Fakti: Përdorimi i tyre mbështetet nga një numër i madhe i studimeve. Vendimi i ekspertëve: Triptanët janë mënyra e parë për ta luftuar migrenën akute, thotë dr. Dowson. ‘Zvogëlojnë dhimbjen për 40 për qind brenda një ore’.
Masat paraprake Çfarë: Ilaçet kundër inflamacioneve (aspirina, ibuprofeni dhe ilaçi i përshkruar “naproxen”) Si funksionon: Zvogëlon ënjtjet dhe bllokon enzimat dhe proteinat që i prodhon trupin. Fakti: Një studim i vitit 2009 ka zbuluar se kombinimi i ilaçeve “Sumatriptan” me “Naproxen” ka rezultuar me relaksimin e migrenës sesa secili ilaç tjetër veç e veç.
Vendimi i ekspertëve: Çelësi është që të veproni shpejt, duke marrë një dozë më të madhe sesa që rekomandohen, dy tableta në vend të tri. Përdorni mjekësinë alternative! Çfarë: Akupunktura Si funksionon: Praktika e lashtë kineze përfshin vendosjen e gjilpërave në vende të caktuara në sipërfaqe të trupit. Gjilpërat relaksojnë sistemin nervor dhe nxitin lirimin e endorfinave, që ju bëjnë të ndiheni mirë. Fakti: Një studim me 160 pacientë në Torino ka zbuluar se akupunktura është më efektive sesa ilaçet në zbutjen apo shërimin e migrenës.
Vendimi i ekspertëve: Ekzistojnë rezultate të përziera nga studimet nëpër klinika, por dr. Dowson thotë: ‘Kjo mënyrë tashmë është aprovuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, kështu që ia vlen ta provoni’. Bllokojeni! Çfarë: Betabllokuesit (propranolol). Si funksionon: Ende është e paqartë se në çfarë mënyre parandalon simptomat e migrenës, por ndoshta mund të jetë duke frenuar aktivitetin elektrik të trurit. Beta bllokuesit po ashtu bllokojnë efektin e adrenalinës, ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe ngadalësojnë të rrahurat e zemrës. Fakti: Studimet rreth hipertensionit, në vitet 1960 dhe 1970, kanë përshkruar se disa pacientë kishin më pak migrenë. Kohëve të fundit, efikasiteti është vërtetuar. Vendimi i ekspertëve: Betabllokuesit janë trajtim efektiv, thotë dr. Dowson, sidomos te ata persona me migrenë të shpeshtë. Por, eksitojnë edhe efektet e dëmshme anësore, duke shkaktuar lodhje, ndjenjë të ftohtit dhe ankthe. GjuhaShqipe