Ai është cilësuar si “Playboy Prince” dhe kjo falë jetës së shthurrur që është mësuar të bëjë.
Teksa po kryhet funerali i mbretit të ndjerë, në Tajlandë përgatiten për kurorëzimin e Maha Vajiralongkorn.
Ai do të jetë mbreti i ardhshëm, i monarkisë më të pasur në botë.
63-vjeçari njihet për jetën e tij mes luksit dhe shthurrjes, femrave të shumta dhe makinave të shtrenjta.
Për të ka shumë gojëdhëna por edhe të vërteta.
Shpesh e kanë gjetur me femra të zhveshura duke bredhur në publik.
Ka pasur tre gra dhe tre herë është ndarë.
Detyroi familjen e gruas së tretë të ikte në azil, pasi nuk donte t’i shihte më në Tajlandë.
Kur qeni i tij kishte ditëlindjen, detyroi gruan e tretë t’i këndonte e veshur vetëm me tanga.
Por edhe vetë vishet çuditshëm.
Pak muaj më parë u fotografua në Londër i veshur me xhinse dhe një këmishë tepër të çuditshme.