Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi e ka konsideruar një lajm të mirë raportin e bërë publik nga Banka e Shqipërisë lidhur besimin e biznesit dhe të konsumatorit.
Në një reagim të posaçëm, Ekonomi thotë se treguesi i ndjesisë ekonomike ui rrit me 85 në tremujorin e tretë të 2016 në krahasim me tremujorin e dytë të 2016.
Ajo ka shtuar se besimi në sektorin e tregtisë u rrit me 14.2% në tremujorin e tretë në krahasim me tremujorin e dytë të po këtij viti. Sa i përket besimit në sektorin e industrisë, ai ka pësuar rritje me 8.6% në tremujorin e tretë në krahasim me tremujorin e dytë, shkruan “shqiptarja”. Lidhur me sektorin e ndërtimit, ajo tha se besimi është 11.25 më i lartë se në tremujorin e dytë.
“Një tjetër lajm i mirë për ekonominë shqiptare.Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 8.5 % tremujorin e tretë 2016 krahasuar me tremujorin e dytë të 2016. Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë: TBT u rrit me 14.2 % T3 krahasuar me T2. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë rritje prej rreth 8.6 % gjatë T3 të vitit 2016 dhe qëndron 12.2 % mbi mesataren historike. Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit rezultoi 11.2 % më i lartë se tremujorin e mëparshëm. Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve: u rrit me 3.7 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm“.