Jetëgjatësia e një lidhje është shumë e vështirë, pasi kërkon durim, tolerancë, përveç dashurisë dhe respektit. Por ka disa veprime të thjeshta të cilat të gjithë çiftet e lumtura i bëjnë për të mbajtur të gjallë raportin dhe për të qenë në harmoni.
Një përqafim i gjatë është një nga ato momente që nuk mund të mungojnë kurrë tek një çift i lumtur. Pavarësisht momentit të ditës, me një veprim të tillë i tregohet partnerit mbështetja për të cilën ka nevojë.
Lërini hapësirë. Krijoni mënyrën që secili prej jush të ketë momentet e tij dhe të merret me gjërat që i pëlqejnë. Kjo është një gjë e rëndësishme në jetëgjatësinë e një lidhje.
Ndihmojeni partnerin, pa kërkuar shpërblim. Dhënia ndaj personit që doni emocionalisht dhe materialisht është një veprim shumë i bukur dhe që të mbetet i tillë nuk duhet të jetë me interes, shkruan noa
Bëni gjëra të “çmendura” bashkë. Shaka të vogla, lojëra, batuta etj., ndihmojnë për të mbajtur raportin gjallë. E rëndësishme gjithashtu është që të diskutoni gjërat e rëndësishme dhe t’i ndani shqetësimet bashkë.
Përkëdheluni dhe relaksohuni bashkë. Ky veprim garanton ruajtjen e intimitetit dhe afërsisë. Mundësojini vetes momente intimiteti larg nga të gjithë. Por sekreti më i madh për funksionimin e një çifti, mbetet dashuria. Nëse keni ndjenjat dhe ndiqni këshillat e mësipërme, atëherë lumturia është e garantuar./a.k