Partia Demokratike akuzon sërish kryeminsitrin rama dhe ministrin tahiri për lidhje me bandat e kultivimit të kanabisit. Zëdhënësja e PD në një dalje për mediat deklaroi se policia fsheh krimet që lidhen me drogën. Ajo i’u referua rastit të 36-vjeçarit nga Shengjergji i ili u gjet i vdekur me plumb në kokë. Policia tha se ngjarja dyshohet vetëvrasje ndërkohë prokuroria po e heton si vrasje.
Deklaratë e zëdhënëses Ina Zhupa
Edi Rama dhe Saimir Tahiri po e thellojnë edhe më shumë inkriminimin në kanabizimin e vendit, duke mohuar edhe pasojat më ekstreme që vijnë nga droga: vrasjet dhe ekzekutimet mafioze.
Jo vetëm i mohojnë, por i fshehin, i paraqesin si vetëvrasje, ose për motive të tjera.
Kështu bënë me vrasjen një javë më parë të 36- vjecarit Besnik Pudja në Shëngjergj.
Në mënyrë kriminale, me urdhërin e Ramës e Tahirit, për të mohuar drogën, ekzekutimi i Pudjës u paraqit si vetëvrasje.
Partia Demokratike e denoncoi menjëherë si rast, por nuk pati reagim nga Tahiri dhe Rama.
Prokuroria, ndërkohë ka nisur hetimin për vrasje për hesapet e drogës.
Vetë babai i viktimës e ka denoncuar në medie se djali i tij është ekzekutuar.
Kjo është viktima e 8-të në këto 3 muaj me motiv drogën dhe parcelat me kanabis.
Këto janë pasojat e kanabizimit të vendit; konflikti, hasmëria, vrasjet.
Shoqëria po destabilizohet, droga ka pushtuar edhe shkollat tona.
I vetmi i pashqetësuar për këtë është Edi Rama.
Eshtë i pashqetësuar se nuk i interesojnë qytetarët, shkollat, fëmijët, rendi dhe siguria. I interesojnë vetëm paratë e drogës që do t`i përdorë për të blerë e mbajtur pushtetin.
Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjendje, s`mund ta lejojnë këtë katastrofë.
Shqipëria pa Edi Ramën do jetë më mirë.
Familja, shkolla, rendi, e ardhmja do jenë më mirë pa Edi Ramën.
/a.m.