Skuadra e Arsenalit e kishte në dorë Cristiano Ronaldon. Por, ekipi londinez dështoi që ta transferojë yllin portugez nga Sporting Lisbona për shkak të parave.
Këtë e ka zbuluar ish- menaxheri i ekipit nga Emirates, Damien Comolli, i cili ishte personi që kishte zbuluar i pari portugezin.
“Herën e parë që pashë Ronaldon, ishte në turneun Montaigu, ai ishte 15 vjet. Ai ka luajtur kundër Japonisë dhe mendova me veten: “Kush dreqin është ky”, ka deklaruar Comolli për SFR Sport.”
“Që nga Thierry Henry, unë kurrë nuk kisha parë askënd si atë. Ai erdhi në Arsenal, ku ka stërvitur dy herë. Ai u takua me Thierry, të cilin e kishte idhull. Por, kur ai erdhi për të bërë transferimin, nuk kishte të holla”, ka theksuar ai.
Më pas, Ronaldo ra në sy të Sir Alex Fergusonit, i cili menjëherë e transferoi në Manchester United, ku edhe u bë yll i Futbollit. /a.m.