Një 38-vjeçare e cila shkaktoi aksident u arrestua nga policia. Pas kryerjes së testit, ajo rezultoi se udhëtonte në gjendje të dehur. Mësohet se polciia prangosi shtetasen Alma H.
“Më datë 13.10.2016, u arrestua shtetasja Alma H., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me mjetin me një mjet tjetër dhe nga testi i kryer rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.81 mg/l dhe 0.80 mg/l. Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal”- njofton policia./a.m.