Më pas, kur ai ka folur për kanabisin dhe që atë e mbjellin fshatarët, Duma i është kundërvënë duke thënë se deklaratat e tij ishin të papranueshme. Ajo madje i ka kujtuar avokatit edhe një avokate seksi që ai “ka në partinë e tij”.Ngjela sherr me Markun në TV: Po ik o tani, s’do bëj bisedë kafeje me ty!Avokati Spartak Ngjela dhe profesori Mark Marku janë ndeshur në një debat të nxehtë në studion “Opinion” të Blendi Fevziut. Marku ka nisur të kritikojë qeverisjen e Ramës dhe aty ka ndërhyrë avokat Ngjela. Këta nisur të replikojnë me njëri-tjetrin, deri sa profesori i ka thënë avokatit: “Po ik o tani, se s’do bëj bisedë kafeje me ty”.
Avokati Spartak Ngjela është përplasur edhe me Grida Dumën në studion e “Opinion”. Ai pasi dëgjoi fjalën e Dumës, ironizoi duke thënë: “E dija që Lulzim Basha imitonte një femër, ja imiton këtë”, ka thënë ai.