Një gjykatë në Itali ka dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim Mariel Mjeshtrin 22 vjeç, i cili u shpall fajtor për vrasjen e bashkëatdhetarit Oltjan Nela me thikë. Vrasja ka ndodhur më 8 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Nela ka ndërruar jetë në spital një ditë më pas.
Dy të rinjtë ishin përleshur në një klub nate në Terni dhe Mjeshtri e ka qëlluar disa herë me thikë 20-vjeçarin. Në seancën e sotme të pranishëm ishin edhe prindërit e viktimës. “Kjo është Italia, një turp!”, ka thënë babai i viktimës pas vendimit të gjykatës. Mjeshtri është dënuar me 10 vjet burg, pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
ma.me