Një aeroplan i kompanisë ajrore ruse Aeroflot është evakuuar në aeroportin e Gjenevës.
Një burrë është arrestuar pasi tha se në aeroplan ka bombë, ka njoftuar zyra e Prokurorit Publik në Gjenevë.
Avioni kishte për destinacion Moskën dhe 115 udhëtarët janë transferuar në një aeroplan tjetër.
Zëdhënësi i Prokurorit në Gjenevë ka thënë se personi i arrestuar është rus.
Policia zvicerane është duke bërë kontroll për të vërtetuar nëse ka bombë.