Zbardhet emri i biznesmenit ndaj të cilit bashkëpunëtorët e Emiljano Shullazit vendosën gjobë 1 milionë euro. Bëhet fjalë për biznesmenin Ylvi Beqaj nga Durrësi. Ky biznesmen pak kohë më parë deklaroi se i kishte dhënë 20% të hotel “Vollgës” Emiljano Shullazit, ndërsa më pas dy bashkëpunëtorët, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela i kishin vendosur gjobë prej 1 milion eurosh.
Qyqja dhe Zela u arrestuan sot teksa dolën nga paraburgimi ku ishin takuar me Emiljano Shullazin. Lidhur me çështjen e pronësisë së hotel “Vollgës”, pak kohë më parë administradori i firmës arabe, Ilvi Beqja, i kishte dërguar një letër kryeprokurorit Adriatik Llala, ku ndër të tjera i thoshtë se nuk kishte faj Emiljano Shullazi, por noterët, gjyqtarët dhe hipoteka. Ilvi Beqja është gjithashtu edhe pronari i kompanisë së kafes “Pascucci Albania”.
ma.me