Ndërkohë që maturantët përfunduan provimet e detyruara dhe me zgjedhje, tani ata po përgatiten për garën në universitet, duke parë si mundësi edhe arsimin profesional.
Një nga kriteret e arsimit profesional është mosha e nxënësit. Sipas specialisteve te ministrisë se Mirëqënies Sociale, një nxënës që ka disa vite që ka përfunduar arsimin e mesëm, ka më pak mundësi të pranohet në shkolla profesionale në krahasim me nxënës të tjerë që janë maturantë këtë vit.
Ndërkaq, udhëzimi parashikon se në rastet kur numri i kërkesave të arsimit profesional është i lartë në krahasim me numrin e kërkuar, atehere mesatarja mbetet kriteri që bën diferencën. Një tjetër kriter është që aplikantët të kënë përfunduar arsimin bazë dhe të kenë dëftesën e lirimit.
Me iniciativën dhe fushatën promovuese për zanatet, që ish-ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, bëri përgjatë dy viteve të mandatit si ministër, u vu re rritje e kërkesave nga ana e të rinjve për t’u bërë pjesë e arsimit profesional, si një mundësi e mirë punësimi.