Kantautori shqiptar, Alban Skenderaj, sjell në kryeqytetin e Kosovës koncertin recital “Tingujt e ditarit tim” në amfiteatrin e parkut Gërmia të Prishtinës sot.
“Tingujt e ditarit tim” është koncerti që për dy orë do të shpalosë krijimtarinë e kantautorit shqiptar.
Ky koncert do të përmbajë 20 këngë, të sjella në një variant të ri akustik, të cilat i ka përpunuar në bashkëpunim me Genti Rrushin, aq sa disa prej tyre në tingujt e parë edhe mund të mos njihen.
Koncertin, Skenderaj e përgatiti për 10 vjetorin e karrierës së tij, nëntorin e vitit të kaluar dhe e mbajti dy netë radhazi në Tiranë, për ta përsëritur muaj më vonë në Gjakovë.