Nuk kanë fund befasitë e Armina Mevlanit. E kemi parë duke festuar ditëlindjen e saj me shifra të shfrenuara, pushime në skajet nga më të ndryshme të botës.
Por të gjitha këto Armina nuk do i kishte arritur po të mos kishte sponsorizuesin e saj, i cili është Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha.
Por siç duket nuk kanë fund “çmenduritë” e Arminës dhe financuesit të saj Shkëlzen Berisha. Së fundmi ajo ka arritur të ketë edhe një verë me emrin e saj.
Në llogarinë e saj në “Facebook” ajo shkruan: “Falenderoj Hotelin me te mire ne Stamboll “Ritz Carlton” qe me mirepret dhe me trajton si princeshe” .
Suitat ne kete hotel nisin nga 475 euro/nata dhe arrijnë shifra mbi nje mije euro. (Lexo.al)