Kanë pritur shumë për të pasur Thaçin në interpelancë, por tani po tërhiqen.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që po insistonte që interpelanca për demarkacionin me Malin e Zi të mbahet edhe pa prezencën e zëvendëskryeministrit e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, është tërhequr nga ky insistim kur kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vendosur të pyesë grupet parlamentare nëse duan që ta vazhdojnë debatin.