Çdo ditë, Juliann Nicole gjen në mediat sociale, foto të të fejuarit të saj duke pozuar me femra të zhveshura pas festave të çmendura.
Bukuroshja 26-vjeçare është fejuar me multimilionerin Tony Toutouni, i njohur edhe si Mbreti i Instagramit pasi poston vazhdimisht foto nga festat e çmendura, makinat e shpejta dhe avionët privatë.
Por edhe pse Tony është i famshëm në mbarë botën për këtë stil jetese, Juliann thotë se i beson bashkëshortit të saj të ardhshëm.
Ndërkohë 43-vjeçari nuk duket se po e ndal këtë stil jetese.
Të dy u takuan rastësisht në një karburant. Fillimisht ajo nuk e pëlqeu, por më pas ranë në dashuri.
Amerikania Juliann thotë: “E di që shumë femra do bëheshin xheloze, por unë nuk bëhem më. I pranoj më shumë gjërat tani”.
“Fillimisht ziheshim dhe ndaheshim, por ato foto janë thjesht njëra anë e tij. Ai ka një zemër të madhe dhe do jetë një baba i mirë një ditë. Kam mësuar t’i besoj”.
“Mamaja ime nuk e mbështet marrëdhënien tonë dhe feministet më tallin online”.
Kurse Tony, që e ka bërë pasurinë me klube nate në Hollivud, thotë: “E gjithë jeta ime ka qenë shpenzim parash me vajza të bukura dhe makina të shtrenjta”.
“Por Juliann më bën të lumtur dhe jam gati për angazhim me të”./a.m.