Një i ri është ndaluar në Lezhë nga policët rrugorë, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij me xhama të zinj. Shoferi i pohon policit se e ka lejen për të qarkulluar me xhama të zinj, por sërish ata i kanë kërkuar 20 mijë lekë dhe pas ‘negociatave’ i riu i ka dhënë 15 mijë lekë.
E gjithë kjo skenë është filmuar, ndërsa në fillim të videos dëgjohet polici që i thotë t’ia fikë dritën telefonit djalit që po filmonte.
Por djemtë e gjejnë mënyrën dhe e kapin në video momentin kur ai merr lekët dhe nga frika se e shikojnë të tjerët polici i thotë shoferit: “Ule mor dorën or ti”. Polici me cigare në dorë u merr djemve lekët dhe më pas i lë të lirë./JOQ/a.m.