Anxhela Peristerin të gjithë e njohin si një këngëtare që ka një zë shumë të mirë dhe që muzika live është frymëzimi i saj. Në një intervistë për “INtv” ajo ka folur pa dorashka dhe ka treguar realitetin e muzikantëve e këngëtareve në Shqipëri.
Sipas Peristerit, persona të ndryshëm, normalisht të pasur, u ofrojnë para në këmbim të seksit. Ajo shprehet se vetë, personalisht askush nuk i ka ofruar diçka deri më tani, pasi “çdo njeri e pozicionon vetë veten kundrejt të tjerëve, por në Shqipëri kështu funksionon”.E pyetur se sa është shuma që ofrojnë për një natë, Anxhela nuk ka ditur të japë një përgjigje, por ka deklaruar se ky është një fenomen që ndodh rëndom. ma.me