Grabitje në Durrës. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, rreth orës 00:20, në lagjen Nr.5 një person i identifikuar nga policia tashmë i ka vjedhur 60.000 Euro, shtetasit A.M. 41 vjeç. Ngjarja ka ndodhur brenda pak minutash, teksa hajduti ka shfrytëzuar momentin që shoku i tij, personi i grabitur ka dalë nga mjeti i tij tip Benz me targa AA 609 BD. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për kapjen e shtetasit:
• K.O. 27 vjeç, banues në Durrës.
“Shtetasit e mësipërm kanë qenë të dy në mjet dhe kur A.M. ka dalë për një moment nga mjeti pretendon se shumën e parave i’a ka marrrë shtetasi K.O”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.
ma.me