Procesi i numërimit të votave për Këshillat Bashkiakë po shkon drejt përfundimit, ku Partia Socialiste konfirmohet edhe një herë si partia me mbështetjen më të madhe në vend. Në një kohë kur janë numëruar 91.13% e votave për subjektet politike në rang vendi, ose 4831 prej 5301 kutive të votimit, PS ndiqet nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Nga kutitë e numëruara rezulton se koalicioni Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka grumbulluar rreth 2-fishin e votave të marra nga Koalicioni i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet.
Kështu Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka marrë një numër prej 913.294 votash kundrejt 447.488 votash të APPD-së
Partia Socialiste ka marrë 376,309 vota; Partia Demokratike 282,504 vota; Lëvizja Socialiste për Integrim 232,815 vota; Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet 55,730 vota; Partia Republikane 46,153 vota; Fryma e re Demokratike 26,909 vota; Partia Socialdemokrate 19,985 vota; Partia Demokristiane 19,008 vota; Partia Demokracia Sociale 18,871 vota dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 18,337 vota.