Edhe Ambasada e Italisë në Tiranë i është bashkuar ngushëllimeve për familjen e efektivit të vrarë të RENEA-s në Lazarat Ibrahim Basha. Përmes një komunikate për mediat, ambasada italiane njëkohësisht konfirmon mbështetjen e saj për autoritetet e rendit shqiptare në luftën ndaj krimit të organizuar.
“Ambasada e Italisë i bashkohet Përfaqësive të tjera Diplomatike të akredituara në Tiranë duke i shprehur ngushëllimet e saj familjes së oficerit të policisë i cili mbeti i vrarë, ndërsa i gjendet pranë familjarëve të dy policëve të cilët mbetën të plagosur gjatë kryerjes së një operacioni në Lazarat. Ambasada e Italisë njëkohësisht konfirmon mbështetjen e saj ndaj Autoriteteve shqiptare në luftën e tyre kundër krimit të organizuar.” thuhet në mesazhin e ambasadës së Italisë.