Gjeti vdekjen në moshën 13- vjeçare pasi u detyrua nga familja e saj që të agjërojë për 68 ditë. Është kjo ngjarja shokuese që ka ndodhur në Indi, ku Aradhana Samdariya, e cila ndiqte një praktikë fetare në minorancë në vend, ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak më 4 tetor, gjendje e shkaktuar për shkak të agjërimit të gjatë.
Tragjedia, shkaktoi reagime të forta nga shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, duke kërkuar arrestimin e prindërve, duke i akuzuar për detyrim të së miturës për të ndjekur ritin.
Shefi i policisë lokale të Mattaiah, deklaroi se akuzat e mundshme janë ato të vrasjes dhe dhunimit të “Juvenile Justice Act”, lidhur me mbrojtjen e fëmijëve.
“Vajza po agjëronte për periudhën e shenjtë të Choumass. Agjërimi cilësohet si veprim pastrimi dhe përkushtimi. Ajo që duhet të kuptojmë është nëse e mitura është detyruar. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar”, deklaroi drejtuesi i policisë të zonës.
Ndërkohë siç raporton noa.al prindërit e Aradhana, të cilët rrezikojnë dhjetë vite burg, u mbrojtën duke thënë se vajza ishte shumë besimtare.
Ata pretendojnë se i kërkuan që të ndalonte agjërimin pas 51 ditësh, por nuk i dëgjoi.
Babai i vajzës Lakshmichand Samdariya tha për televizionin ‘NDTV’, se agjërimi ishte me dëshirën e saj./a.k