Goditet një rast i mitdhënies nga policia e Beratit.
Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi tentoi t’i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative.
Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
• Sefer Bufi, 38 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas u arrestua pasi:
Sot rreth orës 11.00, në rrugën nacionale Berat-Lushnje, në vendin e quajtur “Protoduarët”, është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore Berat, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin e tij tip “Mercedes Benz ATP”, me targa BR 1659 B, në shkelje të Kodit Rrugor.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal./a.m.