Në sesionin e radhës të APKiE, që po zhvillohet në Strazburg më 10-14 tetor 2016, u mor vendimi që Kosova për hërë të parë të përfaqësohet me delegacion në këtë Asamble.
Në fjalën e saj drejtuar Asamblesë, Leskaj u shpreh formatımı ı delegacıonıt u mbështet në Rezolutën 2094 mıratuar nga Asambleja në janar 2016.
Në paragrafin 13, kjo rezolutë përcakton qartë vendimin e Asamblesë për ngritjen nivelit të dialogut me Kuvendin e Kosovës; i rekomandon Byrosë që të ndryshojë formatin aktual të bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës, duke e ftuar të caktojë një delegacion me përfaqësues nga mazhoranca, opozita si dhe nga komunitetet minoritare.
Pas mbështetjes së dhënë nga Shqipëria ka reaguar edhe Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës që theksojnë lobimin e fuqishëm që është bërë.
Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës I përbërë nga nënëkryetarët Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti po vijojnë punimet e sesionit të Katërt të Rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE). Gjatë punimeve me datë 5 shtator 2016 Byroja e APKE-së ka marrë vendim lidhur me zbatimin e paragrafit të 13-të të Rezolutës 2094 (2016) për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës. Paragrafi I 13-të I Rezolutës 2094 (2016) parashikon ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të APKE-së me Kuvendin e Kosovës. Sot gjatë Sesionit të Katert të Rregullt të APKE-së ky venim u ratifikua me shumicë votash. Sipas këtij vendimi, që prej janarit të vitit 2017, Kosova ka të drejtë të caktojë një delegacion të përbërë nga tre (3) anëtarë, pozitë, opozitë, dhe minoritet. Vlenë të theksohet se përfaqësuesit e Serbisë dhe vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën kanë lobuar që të ia pamundësojnë delegacionit nga Kuvendi I Kosovës pjesëmarrjen në punimet e APKE-së. Delegacioni I Kosovës në bashkëpunim me delegacionin e Kuvendit të Shqiprisë të cilin e udhëheqë znj. Valentina Leskaj si dhe me anëtarët e shteteve mike të Republikës së Kosovë zhvilluan lobim të fuqishëm. Në veçanti delegacioni I Kuvendit të Kosovës falenderon znj. Valentina Leskaj e cila është edhe pjesë e Byrosë të APKE-së për angazhimin e saj me përkushtim gjatë mbledhjeve të Byrosë, Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci, Seancave Plenare që Kuvendit të Kosovës të I ipet e drejta që të përfaqësohet me delegacionin e tij për here të parë ne APKE-së, institucion në të cilin bëjnë pjesë delegacionit e 47-të vendeve anëtare të ketë mundësi për lobim, asistencë të ndryshme të cilat bëhen në KE dhe zhvillim dhe ndërtimin e diplomacisë plarlamentare./Lexo.al