Trenat japonezë janë të famshëm për përpikmërinë e tyre. Aq sa thuhet se para disa vitesh, një makinist kishte vrarë veten nga turpi pasi përgjatë një viti kishte grumbulluar 5 minuta vonesë.
Por, për të arritur këtë përpikmëri është e nevojshme që i gjithë sistemi të funksionojë në mënyrë të përkryer. E një nga elementët që kontribuojnë mjaft është edhe shpejtësia me të cilën bëhet pastrimi i trenave super të shpejtë. Puna e burrave dhe grave që merren me pastrimin është aq e efektshme dhe mbreslënëse sa shpesh quhet “7 minutëshi i teatrit të shinkansenit”.
“Shinkansen” është fjala japoneze me të cilën quhen trenat e super të shpejtë, të cilët mund të arrijnë një shpejtësi prej 200 km në orë. Ndërsa 7 minuta është koha maksimale në dispozicion për të bërë pastrimin e trenave.
Është mjaft interesant fakti se një punë si kjo që para disa vitesh konsiderohej e ulët, tani vlerësohet si një punë shumë e respektuar e cila bëhet me pasion.
Çelësi i gjithë kesaj është koncepti i mikëpritjes japoneze. Pasagjerët janë pjesë e rëndësishme e këtij procesi. Ata i nxjerrin jashtë vetë të gjitha plehrat e tyre. Më pas, pjesën tjetër të punës e bën skuadra e pastruesëve.
Tesheshi/d.i.