Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës pasi është kapur duke transportuar 10 kg lëndë narkotike.
Në kuadër të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale, nga Shërbimet e Policisë është konstatuar një tjetër rast i “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gëzim Rrapa, 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, policia ka konstatuar një automjet tip “Renault”, me targa AA 309 ET, me drejtues 34-vjeçarin.
Pas kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë, në automjet, në pjesën e bagazhit u gjetën 3 thasë me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva. Pesha totale e lëndës narkotike ishte 10 kg, ndërsa u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Rrapa akuzohet për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, ndërsa policia ka referuar rastin në Prokurorinë e Gjirokastrës.
BW/d.i.