Pasi ishin vënë në përgjim të shqiptarit, policia italiane në Avellino ka arrestuar një 27-vjeçar pasi i gjeti në shtëpi 1 kg kokainë dhe 11 kg marijuanë. Shqiptari nuk ishte një person i panjohur për policinë, por këta të fundit nuk e kishin menduar se do të bënin një goditje kaq të madhe me arrestimin e tij. Gjatë kontrollit të apartamentin e tij, u gjet e fshehur në tualet një sasi prej 1 kg kokainë e future në qese me vakum si dhe 11 kg marijuanë e cila ishte future në një valixhe të cilën e kishte futur poshtë krevatit. Nga kjo sasi droge, shqiptari do të nxirrte një fitim prej 700 deri në 900 mijë euro nga shitja e saj. /ma.me