Shumë njerëz mendonin se sulmi i nisur kundër tij ishte vetëm politik dhe se nuk kishte asnjë bazë të mirëfilltë. Në fakt i vetmi moment poltik në sulmin kundër Arjan Aliajt ishte që sulmi nisi në çastin kur pushtetit politik ju cënuan të drejtat nga vendimmarrja e tij. Ndërkohë që populli i thjeshtë që nuk ka forcë të denoncojë, nuk ka fuqi politike të bërtasë dhe nuk ka pushtet mediatik të demaskojë skandalet e drejtësisë, nuk i del kush në krahë përballë arrogancës, prepotencës dhe paligjshmërisë së Arjan Aliajt dhe gjithë shpurrës përfaqësuese të padrejtësisë.
Gjyqtari Arjan Aliaj nuk është një emër i panjohur edhe për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili vite më parë e ka shkarkuar nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda të tij gjatë detyrës si gjyqtar. Por çuditërisht disa vite më vonë do të ishte po i njëjti institucion, pra KLD-ja, e cila do të ndryshonte qëndrim ndaj gjyqtarit, duke vendosur ta rikthente në detyrë në Gjykatën më të rëndësishme në vend, atë të Tiranës.
Me rikthimin në detyrë si gjyqtar, Arjan Aliajt ju rihap edhe një herë rruga dhe ju dha edhe një herë mundësia që të vijonte të merrte vendime në favor të padrejtësis, duke përdorur pushtetin që i ishte dhënë pikërisht për të dhënë drejtësi.
Pranë gazetës tonë është denoncuar me fakte rasti më i fundit flagrant i vendimmarrjes në favor të padrejtësisë së gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili pushtetin e dhënë nga ligji, e përdor si të ishte zot duke menduar që mund të bëjë çfarë të dojë me njerzit, fatin dhe jetën e tyre. Por gjyqtari harron vetëm një gjë, sot jemi në vitin 2016 dhe askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmb të drejtat kushtetuese dhe ligjore të të tjerëve, sikurse askush nuk toleron aq lehtë shkeljen e këtyre të drejtave, pavarsisht faktit se si është mësuar të hedhi vallen gjyqtari Aliaj dhe shumë shok dhe shoqe të tij, në sistemin e degjeneruar të drejtësisë.
Me vendimin e tij nr.7534, datë 28.09.2016, gjyqtari Aliaj ka vendosur që të pranoj një padi të ngritur nga shtetasi H.Ç, përmes së cilës atij i njihet e drejta të jetë bashkëpronar në pronat e xhaxhait të tij O.Ç, edhe pse në fakt nuk ka as edhe një lidhje me këto prona. Gjyqtari Aliaj në kundërshtim me çdo parim kushtetues, ligjor dhe pa asnjë provë, me një të rënë të çekiçit të tij të padrejtësisë, e bëri shtetasin H.Ç pronar, duke vepruar njësoj si të ishte një magjistar i vërtet dhe jo një gjyqtar.
Për gjyqtarin Aliaj nuk ka rëndësi kushtetuta, e cila në nenet 41 dhe 42 të saj, të drejtën e pronës private e quan një nga të drejtat themelore të njeriut, e cila nuk mund të cënohet nga askush, qoft ky edhe gjyqtar. Për gjyqtarin Aliaj nuk kanë rëndësi provat, të cilat në mënyrë të qartë, kokëforte dhe përtej dëshirës së tij vërtetojnë se, në fakt pronat që pretendojn benjaminët e gjyqtarit nuk janë të tyre, por të shtetasit O.Ç. Për gjyqtarin Aliaj nuk kanë rëndësi, vlerë apo peshë as Institucionet e tjera shtetërore, siç është Agjensia e Trajtimit të Pronave, apo ish-Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i cili qartësisht në një dosje voluminoze ka nxjerrë përfundimin se pronar i pronave në fjalë është vetëm O.Ç dhe jo miqt e padeklaruar të gjyqtarit.
Arjan Aliaj në sistemin e padrejtësisë së ngritur prej atij vet dhe kolegët dhe koleget e tij aq shume te akuzuar nga populli dhe nga nderkombetaret, është zot dhe vepron si tillë, për këtë arsye me vendimin që ka marrë më datë 28.09.2016, me të cilën i ka dhënë të drejtë vetes të bëjë pronar persona që nuk kanë qenë kurrë të tillë, ai nuk ka bërë diçka që nuk do ta bënte çdo kush nga kolegët e tij të “nderuar”, të cilët në pritje të zbatimit të reformës në drejtësi janë lëshuar si minjt në anijen që mbytet për të marrë çtë munden këto pak ditë që kanë ngelur dhe të zhduken nga syt këmbët. Përfundimi i kësaj loje të ndyrë do të jetë, që këta personazhe do të jetojnë të qetë dhe të lumtur, duke shijuar pasuritë përrallore dhe të pafundme të krijuara në kurrizë të drejtësisë, ndërsa populli do të jetë akoma në pritje të drejtësisë.
Për gjyqtarin Aliaj, dhe gjithë kastën e tij, ka rëndësi vetëm një gjë, dhënia e padrejtësisë në emër të drejtësisë së vrarë, grabitur dhe përdhunuar shqiptare. Prandaj duhet që shoqëria shqiptare ti jap fund një herë e mirë ekzistencës së kësaj korporate të padrejtësisë, e cila për tu pasuruar vet po shkatërron çdo qelizë të shtetit, drejtësisë dhe shoqërisë shqiptare. /Boom.al