Katër nxënëse janë arrestuar në Brazil pasi kishin torturuar një bashkëmoshatare, e cila sipas raporteve fillestare konsiderohej si “rivale në dashuri”, teksa ngjarjen shokuese të rrahjes e kishin filmuar me celular.
Vajzat e reja të moshës nga 13-16 vjeçe, shihen duke tërhequr zvarrë një vajzë 14-vjeçe deri tek një varr, pasi për më shumë se katër orë e kishin goditur pandërprerë me një shkop druri në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.
Por fatmirësisht ajo kishte arritur t’i zgjidhë duart dhe të ikë nga vendi i ngjarjes, për të kërkuar ndihmë nga disa njerëz të cilët e gjetën të larë në gjak.
Ndërkaq detektivët besojnë se ato kishin planifikuar ta vrasin, dhe më pas ta varrosin duke humbur çdo gjurmë.
E gjithë kjo ngjarje u dokumentua kur policia pasi arrestoi katër vajza në Tindade pjesën qendrore të Brazilit, gjeti videon në telefonin e njërës prej tyre. /a.m.