Nga Sokol MATI
Ne diskutimin e shume institucioneve te vendit dhe nderkombetare perveç faktit se ne paraqitjen e treguesve te zhvillimit ekonomik dhe veçanerisht atij te rritjes ekonomike verehet tendence ne rritje e vogel, por e qëndrueshme, (vlera e rritjes reale te PBB te parashikuar dhe per keto vite eshte rreth 3%: 2015 -2.8%; 2016’-3.2%; 2017’-3.5%; 2018’-3.5%-Raport i BB-2016), gjykohet se keto nivele rritjeje ekonomike ndihen pak per te mos thene aspak ne jeten e perditeshme ose thene ndryshe ne mireqenjen e popullsise.
Zhvillimi ekonomik, tregu, rritja e produktit “made in Albania”, punesimi pavaresisht nevojes per reforma qe duhen doemos te ndermeren, duke qene se jane ana tjeter e balances se ecjes sone perpara, nga pushteti politik duhen pare jo vetem nga rendesia e mbajtjes se pushtetit por dhe nga ndikimi shume i madh qe ato kane ne jetesen e popullsise.
Mireqenja e njerezve ka pese elemente te domosdoshem baze (Uje, Ushqim, Strehim, Energji, Komunikim, UUSEK), plotesimi i tyre ne menyre te plote duhet te jete qellimi i zhvillimit ekonomik dhe pas realizimit te ketyre elementeve baze shikohen te gjithe elementet e tjere qe ndikojne ne mireqenjen e popullsise. Per “çudi” ne gjithmone fillojme te plotesojme tabelen duke filluar nga fundi, ndoshta per shkak dhe te natyres sone te padurueshmerise dhe fudullekut.
Dhe ne shkrime te meparshme kam theksuar se per ndermarrjen e politikave zhvilluese ekonomike per ekonomine ne teresi dhe industrine minerare ne menyre te vecante, duhet te bazohemi ne analizen e rezultateve te ecurise totale apo sektoreve te vecante per te mbeshtetur ne kohe te caktuara me politika pragmatiste, dege te vecanta te ekonomise te cilat perhere e me shume po ndikohen dhe po ndjejne presion nga tregu global.
Ne raportin e 10 te Bankes Boterore (2016) ne vleresimin dhe analizen e zhvillimit ekonomik te vendeve te Europes juglindore, pasqyrohet qendrueshmeria e disa elementeve makroekonomik, tendencat ne drejtim te rritjes ekonomike, etj. Gjithsesi dhe ne kete raport vihet theksi ne disa elemente qe ndikojne ne menyre te drejteperdrejte ne zhvillimin ekonomik si: renia e eksporteve (aktualisht eksportet bazohen kryesisht ne produktet fason 35-40% dhe ato te industrise nxjerrese 50-55%) , rritja e borxhit publik (2010 borxhi publik – 57.78% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) 2015 – 72.39% e PBB ose 14.61% më shumë, Banka e Shqipërisë), paqëndrueshmëria e investimeve qe verehet tek luhatja e investimeve te huaja direkte dhe renia e investimeve publike, niveli i papunesise, niveli i kreditimit te ekonomise rritja e riskut per efekt te zhvillimeve rajonale apo globale te cilat kane efekte dhe ne ekonomine tone (ecuria e ekonomise greke dhe italiane, problematika e daljes se Anglise nga BE, situara ekonomike ne Turqi dhe efekti i emigranteve ne kete vend), etj.
Institucionet financiare ne Shqiperi vleresojne se aktualisht përkeqësimi i ekonomisë së brendshme eshte risku me faktorin me te madh ne shumatoren e vleresimit te riskut duke lene pas mosekzekutimin e kolateraleve dhe moskthimin e kredisë në banka. Kete perkeqesim e bazojne tek disa elemente: si fakti qe borxhi publik është rritur, remitancat janë ulur, investimet e huaja kanë paqëndrueshmëri dhe investimet publike kanë pësuar ulje, mbeshtetja e ekonomise ne mbi 90% te shërbimi, gjysma e të cilit është tregti, ekonomia ka nje deficit tregtar që thellohet, mbeshtetje e zbehte ndaj prodhimit, tregut dhe ne vecanti produkteve te reja shqiptare.
Keto vleresime te shkruara per tu lexuar jo rralle ne menyra te ndryshme per efekte politike mendohet nga ata qe bejne lexime te tilla se do te rendojne ose lehtesojne perceptimin publik per zhvillimin ekonomik te vendit. Duke lene menjane aspektin politik dhe elektoral per te patur nje gjykim me te qarte ne lidhje me ecurine e ekonomise dhe politikave qe duhet te zhvillojme per permiresimin e disa prej elementeve te struktures se te ardhurave te biznesit ne teresi dhe atij minerar ne vecanti gjykoj se disa nderhyrje te domosdoshme kerkohen te realizohen sot ne ekonomine shqiptare (me llogjiken me mire vone se kurre pasi keto nderhyrje jane diskutuar pothuaj gjate gjithe ketyre kater viteve).
Gjate kesaj periudhe nderhyrjet per ecjen perpara te vendit u drejtuan ne drejtim te realizimit te disa reformave te domosdoshme, qe gjithnje kane nje dite te pare si: reforma territoriale (qe domosdoshmerisht kerkon permiresimin dhe plotesimin e saj ligjor dhe implementimin e saj, efektet e saj do te jene ne afatgjate), reforma me pensionet (e cila ben nje rivleresim dhe rishperndarje te te ardhurave sipas kontributit te gjithsecilit, qe duhet te plotesohet me bazen e te dhenave per te ulur verdallosjet e njerezve dhe dhene zfjidhje te shpejta e te thjeshta per mosperputhjet ne deklarime), reforma në drejtësi (e shumepritur nga biznesi e filluar tashme te miratohet me shpresen e madhe qe do te implementohet ashtu sic duhet), si dhe ne disa aspekte per forcimin e zbatimit te ligjit dhe permiresimet e tij ne disa sektore si: ne drejtim te formalizimit te ekonomisë, titullit te pronesise, në arsimin e lartë, për nëpunësit civil, kontrollin e territorit dhe mbledhjes se te ardhurave nga biznesi, mbledhjes se pagesave per disa disa produkte si energjine elektrike, ujin.
Puna per ndryshim e reformim nuk duhet te kishte lene dhe nuk duhet te lere te zbehte punen per rritjen ekonomike, qe ne jo pak raste ka qene jombeshtetese per tregun, prodhimin dhe zhvillimin ekonomik. Ndyshimet e shpeshta ne paketen fiskale ne ne aspektin administrativ apo me rritje te menjehereshme te taksave, puna e pamjaftueshme ne drejtim te permiresimit te klimes se biznesit duke lene menjane elementet e lehtesimit te kuadrit ligjor, forcimit dhe rritjes profesionale te administrates shteterore, rritjen e konkurueshmerise, ulja e transparences per vendime te marra, etj, shpune ne ulje te investimeve te huaja direkte qe kane qene dhe vazhdojne te jene promotor te zhvillimit ekonomik ne shume vende te rajonit. Per me teper politika e investimeve publike sipas nje balance te pamenduar mire midis investimeve shpenzuese dhe atyre zhvilluese ben qe perfshirja ne punesim dhe rritja e produkteve shqiptare te jene ne nivele shume te ulta. Ne vitin 2015 kemi nje rritje të të ardhurave buxhetore dhe ulje të deficitit buxhetor, por jo gjithnjë kjo rritje të ardhurash buxhetore sjell dobishmëri. Të ardhurat e larta buxhetore, për shkak të tatimit të lartë, sjellin rritje të barrës fiskale të biznesit, që ul mundësinë e tij për investim. Vleresimet e ketyre efekteve ne ekonomi kerkojne analize profesionale me shqiptarizem.
Strategjia e mbeshtetjes se sektoreve te caktuar u fokusua kryesisht ne drejtim te punesimit masiv (industria fason u trajtua disa here duke u pare si mundesi e madhe punesimi, ndihmese ashtu sic eshte per momentin aktual ne uljen e nivelit te varferise, por asnjehere kjo industri nuk do te jete zhvilluese ne rast se ne perseri lenden e pare te saj e marrim nga importi, per me teper qe ndikimi i saj ne rritjen profesionale te punonjesve eshte totalisht i njeanshem dhe shume i profilizuar), ne nje kohe qe dege te tjera si turizmi, bujqesia, energjia, minierat, industria e lehte, industria ne dege te vecanta do te kerkonin fokusin dhe perpjekjet me te medha.
Ne kete kontekst duke vleresuar qe dhe presioni global per sektorin minerar ka nje tendence te lehte ne ulje si rezultat i nje rritje te lehte, qe verehet ne tregjet nderkombetare per produktet tona minerare tendence qe pritet te forcohet vitin e ardhshem sipas prognozave te shume eksperteve, qe verejne nje hapesire ne rritje midis kerkeses dhe ofertes per shume produkte minerare, fokusimi TANI ne sektorin minerar mund te jap efekte pozitive ne drejtim te rritjes ekonomike per vitet ne vazhdim.
Shifrat e eksportit gjate ketyre viteve kane pesuar nje ulje nga viti ne vit dhe kjo per shkak se baza e eksporteve tona jane produktet e industrise nxjerrese (nafta, mineralet), permiresimi i ketij treguesi kerkon qe politikat tona te jene ne dy drejtime: ate te rritjes se produkteve energjitike dhe te industrise nxjerrese sidomos te mineraleve (me te cilet mund te dalim me lehte ne tregjet globale por duke kembengulur per produkte finale dhe jo minerale), si dhe rritjes se games se produkteve te tjera per eksport nga dege te tjera te ekonomise, si produkte te industrise me baze lende te pare nga vendi, produkte bujqesore e blegtorale, te detit, etj, por keto te fundit kerkojne nje pune me te madhe ne certifikimin e produkteve tona si dhe ne drejtim te rritjes se nivelit profesional gjate negocimit me BE.
Vlera e eksporteve ne perqindje te PBB (Raporti 10 i Bankes Boterore (2016)) | |||||||
Vitet | 2012 | 2013 | 2014 | 2015’ | 2016’ | 2017’ | 2018’ |
Eksportet | 15.4 | 17.6 | 9.0 | 8.3 | 7.0 | 6.9 | 6.8 |
Importet | 35.6 | 34.9 | 29.9 | 29.6 | 31.6 | 32.0 | 30.5 |
Shume vende te vogla shikojne gjithashtu aplikimet ne teknollogjine e larte si nje element zhvillimi, ne kete drejtim rritja e nivelit arsimor dhe kerkimi shkencor mund te shihen si investime per kete aspekt zhvillimi, por doemos kjo kerkon te investohet ne afatgjate ne kete drejtim, i cili u shkaterua pothuajse totalisht dhe tashme eshte lene pothuajse ne harrese per shume vite.
Prej mese kater vitesh sektori minerar ka qene ne veshtiresi te medha, mosvemendja ndaj tij dhe moskonceptimi per te si nje mundesi e madhe mbeshtetese per zhvillimin ekonomik ka bere qe ecuria e tij te jete ngadalesuar, ky ngadalesim do te kete pasoja per kete sektor jo thjesht ne vlerat e produkteve shqiptare, te punesimit, por dhe demtimit ne mjedis kur objekte minerare mbyllen per shkak te efektivitetit negativ ekonomik. Zhvillimi i tij me hope sipas tregut nderkombetar ben qe ky sektor ne momentet e çmimeve te larta te behet nje sektor problematik si ne aspektin e ruajtjes dhe shfrytezimit racional te objekteve minerare, demit mjedisor, por dhe ne drejtim te ruajtjes se jetes dhe kujdesit ndaj shendetit te punonjesve te sektorit.
Strategjia dhe politikat e institucioneve qendrore duhet te jene kryesisht ne permiresime ligjore (lehtesim procedcurash, heqje mbivendosjesh legjislacioni, rakordim legjislacioni me fushat e tjera te ekonomise dhe jo shtim te akteve ligjore, qe ne te shumten e rasteve kane qene ne kundershtim me bazen ligjore aktuale, me fuqi prapavepruese dhe ne konceptim bllokues per veprimtarine minerare). Hartimi i ndryshimeve te strategjise minerare ne pergjigje te opsioneve të veprimit në momente emergjente duhet te behet sa me pare. Hartimi i politikave dhe Vleresimi real i opsioneve, te bazohet ne futjen e metodave te reja te vlerësimit te opsioneve ( llogjike, matematikore, etj), qe te kete qartësi në marrjen e vendimeve, orientim te drejte te biznesit dhe zhvillim te qendrueshem, dhe te harmonizuar.
Prej mese dy vitesh nuk ka nje program te ri veprimi trevjecar per strategjine minerare, zbatimi i vete strategjise minerare eshte lene ne vend, ky dokument i parashikuar per ndryshime nuk eshte trajtuar ne asnje aspekt te tij duke treguar nje mungese totale vemendje nga ana e institucioneve qendrore per sektorin.
Lenia jashte vemendjes e ketij sektori potencial per zhvillimin ekonomik (para viteve 90-te kjo veprimtari krijonte mbi 50 % te të ardhurave te PBB. Sot kjo veprimtari se bashku me nxjerrjen e naftes kontribojne mesatarisht ne nivelet e 8-14% te PBB, 2-4% veprimtaria minerare dhe 7-11% nga nafta, pra me here me pak), do te kete pasoja jo vetem dhe thjesht per sektorin por dhe vete ekonomine shqiptare.
Prej vitit 2001 sektori minerar ka realizuar dhe me menyren e tij te re te administrimit te burimeve minerale te kontriboje pothuaj deri ne 6% te PBB ne Shqiperi, me kontributin e tij me te ardhura direkte nga sektori, shtuar me kontribution e disa sektoreve te sherbimit qe jane te lidhura me veprimtarine minerare..
Shtimi i te ardhurave nga ky sektor kerkon mbeshtetje sidomos ne drejtim te atyre bizneseve qe investojne ne proceset perpunuese. Kompanitë qe merren me veprimtari ne industrine nxjerrëse hasin shume sfida: teknologjike, financiare, gjeopolitike, por dy janë rreziqet me te mëdha për investimet e tyre qe lidhen me vendburimin (atë te vlerësimit gjeologjik pasiguria e rezervave, rreziqet gjate zhvillimit te vendburimit dhe prodhimit) dhe oshilacionet e çmimeve.
Per te dhenat e vendburimit pak ose aspak eshte bere nga institucionet tona minerare, promovimi eshte ne nivele te paperfilleshme, garat per objektet minerare kane ngelur me nje informacion te thate me dy shifra sasi – cilesi per te gjitha objektet e hedhura ne gare, dhe kjo s’ndihmon investimet por thjesht i pengon ato (qellimi i shprehur ne ligj per realizimin e procedurave konkuruese ka llogjiken e hedhjen ne gare te objekteve te medha me informacion te plote dhe jo ate te eliminimit plotesisht te konceptit te zonave te lira sidomos per objektet e kerkim-zbulimit dhe objektet minerare me rezerva te pakta).
Presioni tregut global me paqendrueshmerine e çmimeve i permendur shume here gjate ketyre viteve ka patur si pergjigje politika jo normale te taksave nga institucionet shteterore (Jo politika te garantimit te mbledhjes ne nivele mbi 95% te taksave nga i gjithe biznesi, per te garantuar konkurueshmerine, por nderhyrje ne vlerat nominale te taksave, politike e cila zbatohet vetem pasi nga vleresimi i grumbullimit te taksave verehet se perfitimi nuk eshte real nga sektori, dhe nuk i pergjigjet perfitimit real qe duhet te marre shteti per nivelin e zhvillimit te atij sektori dhe te ardhurat qe ai sektor krijon, duke u bazuar ne fitimet e krijuara nga ai sektor niveli i IRR se sektorit). Subjekti minerar duhet parë si një prodhues të mirash materiale, ku ai vetë zhvillohet, dhe banorët e shteti marrin përfitimet e tyre. Per nje efekt pozitiv te drejteperdrejte dhe afat shkurter pergjigja duhet te jete permiresime ne paketen fiskale, permiresimin e mbledhjes se te ardhurave per gjithe sektorin, si dhe zbatimin e politikave fiskale atraktive per investime te reja ne kete krize globale, edhe per disa vite,
Suksesi i sektorit, biznesit dhe Organeve Menaxhuese në të ardhmen duhet të varet nga faktori LIGJ dhe ZBATIM LIGJI (dhe jo urdher e zbatim urdheri). Organet Menaxhuese të Industrisë Minerare duhet ti kushtojnë një rëndësi të vecantë atyre masave, që në perputhje me ligjin dhe pa e shkelur asnjehere atë, mund të sigurojnë HARMONIZIMIN e interesave të shtetit me ato të privatit, duke ja lehtesuar punën këtij të fundit.
Humbjet ne biznesin minerar shqiptar qe akoma eshte i brishte, jo i konsoliduar, me probleme te organizimit te strukturave te tij si nga ana profesionale, financiare, por dhe te konceptit te nje strukture per te bere biznes, do te ndikojne ne afatgjate, duke bere qe fuqizimi i tij te jete i veshtire te zgjase ne kohe. Strukturat e ndermarrjeve tona minerare dhe vete ndermarrjet private duke qene te reja, pa pervoje kerkojne nje bashkepunim dypalesh me strukturat monitoruese, mbikqyrese shteterore, ne menyre qe keto struktura te punojne me shume ne drejtim te funksionit te tyre keshillimues, ndihmes, orientues, mbeshtetes per biznesin jo thjesht ne konceptin e zbatimit te ligjit por dhe ate teknik te shfrytezimit te objekteve minerare. Niveli profesional i institucioneve teknike mbeshtetese te sektorit minerar, pergjumja pothuaj shume vjecare e universiteteve kane bere qe biznesi yne minerar te mos kete mundesi te nje vleresimi teknik profesional te projekteve te tij, shume prej tyre pas perfundimit te investimit kane rezultuar jo efektiv.
Permiresimi i te berit biznes ne sektorin minerar, nxitja, mbeshtetja me politika te qarta, transparente (qofte dhe ato te garancise financiare shteterore per investime ne sektorin perpunues si ato te aplikuara per sektorin bujqesor), promovim me i mire, partneritet real shtet-biznes, bashkepunimi mes institucioneve dhe biznesit e universiteteve, rritja e efektit financiar zinxhir te veprimtarive minerare dhe krijimi i mundesive per shfrytezim te potencialit te 62 mineraleve te njohur tashme, do te bente qe ky sektor te ishte nje mbeshtetje dhe ndihmes i fuqishem per zhvillimin ekonomik te vendit, duke bere qe ky sektor te zere një pjese te rëndësishme te Prodhimit te Brendshëm Bruto./a.m.