Më tej mësohet se Fleckenstein theksoi se: “Është një qeveri me vizion, që po e integron vendin në bashkimin europian dhe po modernizon infrastrukturën. Kam vizituar shumë shpesh Shqiperinë, por në 3 vitet e fundit ndryshimi ka qenë i mahnitshëm. Përpara disa ditësh isha edhe në shtetet e bashkuara ku bisedova për situatën në Ballkan me zyrtarë të lartë të departamentit të shtetit dhe njesoj si në BE, edhe në SHBA, Shqipëria dhe Kryeministri Rama shihen si një partner tejet i besueshëm, përfundoi Fleckenstein”,raporton lexo.al.
Fleckenstein, ka postuar madje një foto me një mesazh në rrjetin social twitter ku shkruan“Vizite e mirë e Kryeministrit Shqiptar @edirama në Hamburg. Bisedime me Kryetarin e Bashkisë dhe sipërmarrës. Reformat në rrugë të mbarë. Më shumë investime do të pasojnë tani”.