Një grua shqiptare ka vdekur në vend, kur makina që ajo drejtonte u përplas me një makinë tjetër.
Aksidenti ka ndodhur në Itali dhe sipas mediave italiane, shqiptarja 37-vjeçare me iniciale A.B, rezidente në Ferrara po udhëtonte me tre fëmijët e saj, E.A, 16-vjeç, një fëmijë 2-vjeç, D.A dhe një 13-vjeç po me iniciale D.A.
Moti ishte i keq dhe lagështira e madhe. Shqiptarja në një moment ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka devijuar në korsinë tjetër, duke u përplasur me një makinë, ku udhëtonin një familje marokene.
Gruaja vdiq në vend, në sy të tre fëmijëve. Ata mbetën të plagosur, më rëndë njëri prej tyre.
Në momentin kur në vendin e kasidentit kishte mbërritur policia, zjarrfikëset dhe ambulanca, mbërriti edhe burri i viktimës, shkruan panorama. Shqiptari ka pësuar gjendje shoku kur ka parë gruan në timon pa shenja jete, kurse ambulancën që merrte me barrelë njërin prej fëmijëve, vajzën.
I është turrur nga pas me vrap dhe i ka bërë thirrje të ndalonte, por ambulanca u largua, duke e lënë burrin në dhimbjen e madhe.