Ndërsa gjatë fundjavës vëmendja u përqendrua në dasmën e Leka Zogu I me Elia Zaharia, jeta për personat e tjerë, që nuk ishin të ftuar, vazhdonte normalisht. Këngëtarja Samanta Karavella, në një skenë shumë ndryshe nga ajo e gëzimit mbajtur në Pallatin e Brigadave, pësoi një aksident automobilistik.
Një burim bëri të ditur për “Iconstyle” incidentin e ndodhur në qendër të kryeqytetit, pranë Biblotekës Kombëtare rreth orës 17.00 të së shtunës. Në fotografitë e publikuara në “Iconstyle”, duke se në aksident është përfshirë një makinë “Citroen” i kuq me targa AA339NJ, që sipas burimit i përket këngëtares Samanta Karavella.
Në një prej fotografive, këngëtarja shqiptare shfaqet në këmbë në derën e parë, por me fytyrë të kthyer nga aparati. Duket që aksidenti përfshiu mjetin e saj dhe një kamion, të cilët kishin marrë të njëjtin drejtim në momentin kur u përplasën.
Nga vendi i ngjarjes u raportua se këngëtarja nuk pati asnjë problem shëndetësor, përveç dëmit material të pjesës së parme të automjetit të saj. Dyshohet se në momentin e ngjarjes, Samanta po udhëtonte e vetme.
Ajo shfaqet e veshur “casual”, me streçe, xhaketë lëkure dhe atletet, prej të cilës nuk mund të kuptojmë se këngëtarja po lëvizte për ndonjë koncert të mundshëm.