Pas stuhisë së tmerrshme që gllabëroi jugun e vendit, Haiti ka filluar të varrosë viktimat në një varrezë masive, njofton një zyrtar qeveritar.
Uragani i fuqishëm, një nga stuhitë më të egra në Karaibe prej 10 vjetësh, ka goditur Haitin të martë, duke e fshikulluar atë me erëra deri 233 km/h dhe shira të stuhishëm, transmeton arbresh.info.
Sipas zyrtarëve lokalë, numri i të vdekurve nga stuhia në shtetin më të varfër të Amerikës është 1,000. (b.an)