Policia e Korçës kap në flagrancë një 19 vjeçar, duke vjedhur dy automjete njëkohësisht. Ai është Anxhelino Llapanji, banues në fshatin Drithas i cili ka qenë gjithashtu i dënuar më parë për vjedhje.
Arrestimi i autorit të ngjarjes, u bë menjëherë pas denoncimit të një qytetari tek numri 129, i cili u shpreh se në lagjen nr 10, rruga “Pano Xhamballa”në Korçë, një shtetas po kryente lëvizje të dyshimta.
Menjëherë pas kësaj telefonate, u njoftuan shërbimet e patrullës së Policisë, të cilat konstatuan shtetasin e lartpërmendur, duke vjedhur vegla të ndryshme pune, në automjetin tip “Suzuki” pronë e shtetasit M.I.
Anxhelino Llapanji sendet e vjedhura, po mundohej t’i transportonte duke vjedhur një mjet tjetër tip triçikël, në pronësi të shtetasit F.G, të parkuar në rrugë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
panorama/d.i.