Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar sot Malin, në fazën e parë të një turneu tre-ditor në Afrikë.Në fokus të bisedimeve të saj me krerët e këtij vendi ishin çështjet e sigurisë si dhe fluksi i migrantëve drejt Evropës.
Merkel u ka ofruar malianëve ndihmë në luftimin e ekstremizmit.Merkel do të zhvendoset më pas në Nigeri dhe në Etiopi, ku do të vizitojë selinë e Unionit Afrikan në Addis Abeba.
Ndër të tjera javën e ardhshme në kthim në Berlin ajo do të presë presidentin e Çadit Idriss Deby dhe presidentin nigerian, Muhammadu Buhar, përgatiti Blici. (b.an)