Qendërmbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, megjithatë e ka marrë me humor humbjen e pritur të skuadrës ndaj Spanjës.Ai ka thënë se ndeshja me iberikët ishte shumë e vështirë.
“Me një kundërshtar shumë të fortë, gabuam dhe i mundësuam Spanjës dy gola shumë të lehta. Ky është futbolli, dhe ky është dallimi mes skuadrave”, ka thënë Mavraj, përcjell Koha.net.
“Është vështirë që të luash 100 për qind i përqendruar gjatë gjithë kohës kundër një kundërshtari si Spanja”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se nuk besonte se ndonjë shqiptar ka pritur fitore ndaj Spanjës.
Nuk ka lënë as pa komentuar as sherrin që ka pasur gjatë ndeshjes me Diogo Costan, kur Mavraj u pa duke i bërë me gisht që të mos fliste.“Më kërkoi numrin e telefonit, dhe nuk ja dhashë”, ka thënë duke qeshur Mavraj.
“I thash edhe se ne në Shqipëri nuk i respektojmë brazilianët që luajnë për Spanjën”, ka shtuar po me humor ai.
E kur është kthyer në seriozitet, Mavraj ka thënë se probleme të tilla mes një sulmuesi e një mbrojtësi ka gjithmonë në një ndeshje të tillë futbolli. (b.an)