Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka vlerësuar miratimin e Ligjit për “Trepçën”, megjithatë ka këshilluar vendimmarrjen politike të Kosovës të shqyrtojë me kujdes dhe të kryejë përmirësimet e nevojshme të ligjit nen për nen për të shmangur të gjitha problematikat e mundshme, për të qenë të suksesshëm në çfarëdo rasti të ballafaqimit të mundshëm me pretendimet e Serbisë në gjykatat ndërkombëtare.
Konfindustria nëpërmjet një deklaratw për media ka mbështetur dhe e vlerëson si akt shumë të rëndësishëm afatgjatë miratimin në parim nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për kalimin në pronësi publike të minierës dhe industrisë së “Trepçës”, shkruan Koha Ditore. (b.an)