Ka nisur tashmë sfida mes Shqipërisë dhe Spanjës, një ndeshje që do të vërë përballë kuqezinjve ish kampionët e botës për një vend në botërorin e 2018.
Kjo është dhe njëra ndër sfidat më të vështira të grupit ku qëndron Shqipëria, e cila momentalisht është në vendin e parë në grup. De Biasi ka zbritur në fushë me një formacion që do të rreshtohet në mbrojtje për të dalë me një pikë nga fusha, ndërsa Spanja kërkon me cdo kusht fitoren, pasi një tjetër hap falas pas barazimit me Italinë është i ndaluar.
Kanë dalë dhe formacionet zyrtare, ku nuk ka patur surpriza përsa i përket formacionit tonë.
Sikurse pritej, tekniku italian u ka besuar këtyre lojtarëve: Berisha; Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli; Xhaka, Lila, Memushaj, Roshi, Lenjani; Balaj.
Në krahun tjetër, Julen Lopetegui duket se nuk ka aspak ndërmend të mbrohet, duke e rreshtuar skuadrën me skemën 3-4-3: De Gea; Ramos, Pike, Monreal; Buskets, Koke, Alkantara, Injesta; Vitolo, Kosta, Silva.
Pjesa e para perfundon 0-0
Ka qene nje rrethim i gjate i skuadres spanjolle ne kufinjte e zones tone te rreptesise, thuajse gjate gjithe pjeses se pare. Por presioni spanjoll s’ka dhene rezultat dhe pjesa e pare u mbyll me rrjeta te paprekura. Moren kartona te verdhe Alcantara per Spanjen dhe Agolli per skuadren kuq e zi.
Spanja ne avantazh, gabon Berisha dhe mbrojtja
Gabimi i portierit shqiptar i ka dhene jete nje aksioni te shpejte spanjoll. Diego Costa e ka pasur jo te veshtire te shenoje, duke bere qe ekipi i tij te kaloje ne avantazh.
Edhe goli i dyte me Noliton, ne minuten e 62, eshte produkt i nje mbrojtjeje te terhequr thelle ne prapavije dhe i nje mentaliteti totalisht te dorezuar perballe spanjolleve.
Ndeshja perfundon me rezultatin dy me zero, pas nje dominimi te dukshem te ekipti spanjoll, i cili pati nje zoterim topi prej rreth 70%. Kjo shifer deshmon raportin e forcave ne fushe, ku ra ne sy epersia e Spanjes mbi nje Shqiperi qe nuk guxoi dhe qe u kufizua ne mbrojtjen me forca te shumta. Humbim pas tre ditesh vendin e pare ne grup, nderkohe qe Italia mundi Maqedonine me rezultatin e ngushte 3-2.