Katër adoleshente janë arrestuar në Brazil nën dyshimin se e kanë torturuar shoqen e vet nga shkolla për shkak të një afere dashurie.
Ato, madje e kanë incizuar këtë incident tronditës në telefonat e vet mobilë, transmeton Express. Raportohet se këto adoleshente, të moshës mes 13 dhe 16 vjeçare, e kanë tërhequr zvarrë
viktimën 14-vjeçare duke e futur në një varrë të cekët, të cilin e kishin
gërmuar para.
Ato, më pas ia kanë lidhur këmbët dhe duart viktimës. Për shkak të pamjeve të rënda, MailOnline ka vendosur që të mos e tregojë videon e plotë.