Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve Shqipëri-Spanjë.
Në këtë kuadër rreth 1280 forca policore, duke filluar me RENEAN, FNSH-të e policinë vendore të Shkodrës, të cilët janë angazhuar për mbarëvajtjen para, gjatë e pas përfundimit të aktivitetit.
Drejtori i FLO Niko Brahimaj ka bërë instruktazhin e forcave FLO. (Forcat lëvizëse operacionale). Si dhe Drejtori i Rendit Publik Gjovalin Loka ka bërë instruktazhin e Policisë së Rendit. U bë kontrolli i ambienteve të stadiumit me qen antieksploziv.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloj, fishekzjarrëve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht ./shqip/.a.k