Senatori i Arizonas, John McChain, është republikani i fundit pas Condoleezza Rice dhe Arlond Schëarzenegerr, që edhe publikisht nuk e përkrah më kandidatin republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump.
Një numër i madh i republikanëve të lartë i kanë dënuar komentet e Trumpit rreth grave, si dhe kanë thënë se nuk e përkrahin atë më, transmeton Express.
Në vitin 2005, Trump ishte incizuar duke u treguar disa burrave të tjerë se si kishte tentuar ta bënte për vete një grua, ku përdor fjalor ndytës dhe fyes ndaj grave.
Por, Trump ka thënë se nuk do të heqë dorë asnjëherë nga gara për Shtëpi të Bardhë, më gjithë thirrjet e bëra që ai të heqë dorë pas skandalit të fundit. (b.an)