Nëse ky libër do të ishte botim i izoluar, do të ishte mjaftueshëm ta injorojmë. Por edhe nëse do të bëhet vetëm një artefakt i margjinalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, libri ishte bestseller nëpër krejt Amerikën Latine.
Është reflektim më shumë se sa një shpëlarje e përgjithësuar për zotin e famshëm të drogës, Pablo Escobar, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”. Aktualisht, është një treg në lulëzim lidhur me Escobarin në Medellin, qytetin kolumbian që kishte shërbyer si kala e tij.
“Narcos”, një seri televizive në “Netflix” që pasqyron shumicën e rrëfimeve që përmban libri, e portretizon Escobarin si mashtrues të dashur. Ky spektakël televiziv është shumë ofendues: duke shërbyer si argëtues vetëm sa e mundëson brutalitetin.
Tani, djali i mbretit të drogës, Pablo Escobar, i cili po ashtu përdor edhe emrin Sebastián Marroquín, ka shkruar memoarin për jetën dhe kohën e babait të tij. I botuar në spanjisht më 2014, libri “Pablo Escobar: My Father” (Pablo Escobar: Babai im), së fundi është përkthyer në anglisht. Është e arsyeshme të pyesim përse.
I riu Escobar pasqyron poshtërimet e vetë jetës së tij dhe zbulon lukset që kishte pasur në kohën e adoleshencës, megjithëse pretendon se nuk kishte pasur dëshirë të mburret.
Ai kalon me butësi mbi vdekjet që babai i tij i kishte orkestruar: nëse Juan Pablo, si njeri ndjen barrën e trashëgimisë së tij tragjike, Juan Pablo, si shkrimtar ka mungesë të aftësive për ta përcjellë atë…(b.an)