Dhjetë ushtarë turq dhe tetë civilë janë vrarë të dielën kur militantë të dyshuar kurdë shpërthyen një kamion bombë me pesë tonë eksploziv përmes një pike kontrolli afër një stacioni ushtarak në juglindje të vendit.
Edhe 27 të tjerë, përfshi edhe 11 ushtarë, janë plagosur në shpërthimin që goditi stacionin e xhandarmërisë në Durak, 20 km nga qyteti Semdinli, në një prej sulmeve më vdekjeprurëse në rajon kohëve të fundit, transmeton Koha.net.
Sulmi ndodhi rreth orës 9:45 të mëngjesit kur një kamion i vogël iu afrua pikës së kontrollit dhe injoroi urdhrin për ndalesë, duke nxitur xhandarët të shtien në të, ka thënë guvernatori i provincës Hakkari. (b.an)