Gjakrrjedhja nga hunda mund të jetë tepër e papërshtatshme dhe problematike për shumë persona. Mirëpo, ka disa mënyra për ta parandaluar atë dhe për ta ndaluar plotësisht kur ajo nis.
Çfarë shkakton rrjedhjen e gjakut nga hunda?
Gjakosja e hundëve mund të shkaktohet nga shumë faktorë, të cilët janë të padëmshëm në shumë raste, por nëse mendoni se humbni shumë gjak kur ai nis të rrjedhë nga hundët, ose gjakrrjedhja ndodh në mënyrë të shpeshtë dhe të rregullt, ndoshta duhet të kushtoni një vëmendje të veçantë, apo edhe të takoni një mjek.
Më poshtë po ju tregojmë disa nga shkaqet kryesore të rrjedhjes së gjakut nga hunda:
Çarje e kapilarëve prej fërkimit të fortë të hundëve
Alergji të hundës
Një grip
Nëse ftoheni
Për shkak të ajrit të thatë
Lartësi të mëdha
Presion i ujit (kur jeni në det)
Probleme të tjera me hundën.
Disa mënyra të thjeshta për të ndaluar rrjedhjen e gjakut nga hunda
Nuk ka rëndësi se çfarë e shkakton rrjedhjen e gjakut nga hunda, pasi gjithmonë ka disa rrengje, të cilat mund t’ju vijnë në për ta ndaluar atë. Ndoshta e dini ndonjërin prej këtyre që po ju tregojmë më poshtë, por mund të mësoni edhe disa të tjerë të cilët janë shumë të dobishëm.
Uthulla
Uthulla mund të ndalojë gjakrrjedhjen dhe në të njëtën kohë të pastrojë lëkurën, çka do ta bëjë zonën nga ku rrjedh gjaku, që të mbyllet më shpejt. Mjafton të lagni një pambuk me uthull të bardhë dhe ta afroni në hundë. Vendoseni dhe lëreni atu për disa minuta.
Kripë për acarimet e hundës
Irritimi i brendshëm i hundës mund të shkaktojë gjakrrjedhje. Nëse mendoni se ky është shkaku i rrjedhjes së gjakut, pastrimi i hundës me ujë me kripë do t’ju vijë shumë në ndihmë. Përzieni një lugë çaji me kripë në dy filxhanë ujë dhe pastroni me të hundën.
Avulli
Nëse rrjedhja e gjakut nga hundët mendoni se vjen si pasojë e çarjes së ndonjë kapilari, atëherë këshillohet të bëni pak avull. Zieni pak ujë në një sobë dhe pasi të vendosni një peshqir në pjesën e kokës, thithni ajrin që del nga zierja e ujit.
Kapsula vaji me vitaminë E
Pjesa më e madhe e rrjedhjes së gjakut vjen si pasojë e tharjes së hundës. Nëse keni rrjedhje gjaku në mënyrë të rregullt bëni mirë të mbani me vete kapsula dhe tableta vaji me vitaminë E. Për të ndaluar rrjedhjen e gjakut nga hunda, vendosni pak vajë në gisht dhe më pas lyeni me të hundën nga brenda.
Ngjeshja
Ndonjëherë, pak presion mund të ndihmojë që të ndaloni rrjedhjen e gjakut nga hunda. Merrni një pecetë të pastër, vendoseni atë në pjesën e hundës nga po ju del gjak, shtrëngojeni për disa minuta dhe prisni që gjaku të ndalojë./tesheshi/a.k