Policia italiane ka arrestuar një shqiptar të rrezikshëm që ishte në arrati: Indrit Demiri, 38 vjeç nga Durrësi.
Ai ishte shpallur në kërkim që nga 20 marsi i vitit të kaluar nga Gjykata e Apelit të Ankonës.
Demiri duhej të vuante një dënim prej 7 vjetësh e 7 muajsh për vjedhje, grabitje dhe rrëmbim personi.
Agjentët e komisariatit të San Benedeto del Tronto dhe skuadra e ndërhyrjes së shpejtë në Ascoli Piceno e kanë zbuluar dje në një godinë në Villa Roso di Martinsicuro dhe e kanë bllokuar.
I arratisuri që nuk bëri rezistencë, u dërgua në burgun e Marino del Tronto, shkruan Syri.net.
Makina që përdorte nuk ishte regjistruar prej tij dhe një kartë telefonike i përkiste një pakistanezi, shkruan express. Gjatë kontrollit të shtëpisë ku jetonte bashkë me vëllanë, janë gjetur 6 gr kokainë. Të dy janë akuzuar për posedim droge.