Një 46-vjeçar ka vdekur sot në burgun e Fierit, ku vuante dënimin. Ai është çuar në spital, por mjekët bëjnë të ditur se atje ka mbërritur pa jetë.
Shkak i vdekjes për të burgosurin Thoma Çala dyshohet të ketë qenë çarja e aortës.
Çala ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.
d.i.