Në lutjen e të dielës në Vatikan, Papa Françesku ka shpallur kardinalët e rinj ndër të cilët edhe Dom Ernest Troshanin për dëshminë e jetës së tij të Krishterë.
Dom Ernest Troshani është i vetëmi prift në të gjithë listën që shpallet Kardinal për ta nderuar. Më 21 shtator 2014 ai dëshmoi para Papës Francesku vuajtjet e tij dhe të Kishës Shqiptare përgjatë komunizmit.
Në mediat e gjithë botës shkoi përqafimi i përzemërt i përlotja e Papës në takim me Kardinalin e dytë shqiptar pas Dom Ernest Koliqit. Ky është një titull nderi që i jepet atij. Kjo do të thotë se ai nuk merr pjesë ne konklave, pasi ka kaluar moshën, por Kisha e nderon me këtë titull.
Kardinali tjetër përpara Troshanit ishte Ernest Koliqi edhe ai i shpallur kardinal prej Papa Gjon Palit II për dëshminë e jetës së krishtere dhe për martirizimin. Ky është një nderim dhe mirënjohje që Papa Francesku i bën Shqipërisë përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë që do të bëhet më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër.
Vlerësimi i klerit shqiptar të përndjekur gjatë komunizmit është shenja se ky kler i ka dhënë shumë Kishës Katolike universale sidomos me martirizmin e tij gjatë komunizmit.